Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku një punonjës i skafit të Policisë Kufitare Sarandë, ka humbur jetën në rrethana të paqarta.

Sipas burimeve, i ndjeri është 63-vjeçari Lani Goga, i cili kishte dalë në det për kontrollin e kufirit.

Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes, ndërsa sipas shokëve të tij, rreth orës 4:00 ai nuk ishte ndierë mirë. Sipas dyshimeve të para flitet për vdekje natyrale, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.