Dalja e kryeministrit Rama përballë studentëve në emisionin “Top Show” të moderatorit Alban Dudushit, shkaktoi shumë polemika në rrjetet sociale.

Shumica e panelit të studentëve u cilësuan si pjesë të FRESSH-it në disa portale, ndërkohë që njëra prej tyre ka reaguar lidhur me ato që ajo i quan “keqkuptime”.

Bëhet fjalë për Anxhela Bakiasin, studente e Universitetit Bujqësor të Tiranës, e cila ka reaguar e revoltuar në rrjetet sociale.

Sipas saj edhe pse ajo është pjesë e FRESH, mbi të gjitha është studente dhe ajo ndihet e prekur.

Ajo që thekson më së shumti Anxhela është se ajo ndihet e tradhëtuar nga bashkëmoshatarët e saj si dhe   ndihet e fyer, e keqkuptuar dhe e keqpërdorur nga portalet në Shqipëri vetëm për disa klikime më shumë.

Statusi i plotë i studentes:

MBI TË GJITHA STUDENTE

Reagim/sqarim *

E gjej me vend që të sqaroj një keqkuptim të madh që ka kapluar mediat sociale, veçanërisht portalet tona të famshme.

Ndjehem e fyer, e përdorur dhe mbi të gjitha e tradhëtuar.

E FYER, nga e gjithë shoqëria që hap e mbyll sytë nga një titull pseudo-lajmesh anatemojnë imazhin dhe personalitetin tim. Jam fyer nga njerëz dhe subjekte të ndryshme mediatike nga të gjitha anët, të cilët as nuk më njohin dhe as nuk kanë marrë mundimin të më dëgjojnë në atë çka kam thënë në të vertetë.

E PËRDORUR nga të gjitha portalet dhe të gjitha llogaritë online të personave që realisht kanë një zë të fortë në mediumin social online. Ndër përsonat që më çudisin më tepër është Olti Curri. Ndoshta sulmin nga politikanët mundohem ta kuptoj. Por nga Olti, sinqerisht nuk e kuptoj dot. E ka të gjithë të drejtën e Zotit, minimalisht të më pyesi dhe më pas mund të shfryjë duf duke thënë “ SA KEQ ANXHELA”. Kjo vlen jo vetëm për Oltin, por për fenomenin. Gjithsesi nuk mund të mendojnë ndryshe, përveçse një “KLIK” më shumë. Me vjen realisht keq për ketë mendësi mjerane. O OLT!

LEXO EDHE:  Petrit Vasili "informon" Albin Kurtin: Ja kujt ia ka falur tokën Edi Rama

E TRADHËTUAR nga të gjithë bashkëmoshatarët e mi, studentët mbi të gjitha. Gjatë gjithë kësaj periudhe që kam heshtur i kam bërë shumë pyetje vetes:

MOS VALLË KAM BËRË KRIM QË JAM ANGAZHUAR ME NJË FORUM RINOR POLITIK ?
MOS VALLË VETËM NGA FAKTI QË JAM ANGAZHUAR NË FORUM RINOR NUK MUND TË PROTESTOJ ME BASHKËMOSHATARËT E MI?
MOS VALLË UNË, STUDENTE, SI TË GJITHË TË TJERËT, DUHET TË SHKOJ NË GIJOTINË VETËM E VËTËM NGA FAKTI QË JAM ANGAZHUAR NE FORUM RINOR POLITIK?
MOS VALLË STUDENTËT QË JANË ANGAZHUAR NË FORUME POLITIKE DUHET TË HESHTIN KUR JU CENOHET DINJITETI AKADEMIK?
MOS VALLË KAM FAJ UNË QË SI TË GJITHË STUDENTËT E TJERË SHPREHA SHQETËSIMIN TIM?
Këtyre pyetjeve nuk ju kthej dot përgjigje.

Ama kam një përgjigje për të gjithë ata që në heshtje ose jo, e mendojnë se nëse më duhet të zgjedh; Çfarë do bëja?

Kur jam bërë pjesë e FRESSH, jam angazhuar për një arsye. Sepse besoj që Partia Socialiste është alternativa më e mirë qeverisëse në vend në raport me të gjitha partite e tjera.

Kjo nuk do të thotë që unë jam e verbër dhe e indoktrinuar pas çdo vendimi ose mosvendimi arbitrar që mund të ndërmarrë partia në rastin tonë qeveria.

Une e dua partinë, por e dua që të zhvillojë Shqipërinë. Nëse partia nuk e bën këtë të fundit atëherë mua më lind e drejta të rebelohem. Këtë nuk e kam shpikur unë por e ka thënë dhe bërë Martin Luterking, Mahathma Gandhi etj…

NËSE STUDENTËT PROTESTOJNË PËR SHQIPËRINË, UNË JAM STUDENTE.

#MBITEGJITHASTUDENTE