Në konferencën e mbajtur në Tiranë për zbatimin e teknologjisë në zgjedhje, merr pjesë dhe ambasadori amerikan,Donald Lu.

Në fjalën e tij ai i kujton shqiptarëve të shpejtojnë në futjen e metodës së re të votimit elektronik.

Sipas tij futja e teknologjisë do të ndihmojë në përshpejtimin e numërimit të vota, por ka dhe anën negative pasi nuk i zgjidh tërësisht problemet e procesit zgjedhor.

Më tej ambasadori thekson se, “duhet të plotësohen rekomandimet e OSBE/OHDIR. Nëse do të vendoset për votim elektronik në 2019-n, nuk duhet të prisni deri në verën e ardhshme, pasi më vonë do të jetë një dështim”.

Ja si shprehet Donald Lu:

“Shumë vende kanë prezantuar forma për një moment në histori, ajo që kam mësuar është vështirë ta përkthesh. Por kjo i referohet në vitin 2000 mes zgjedhjeve mes Algore dhe Xhorxh Bush, zgjedhjet u vendosën mes rinumërimit të votave. Disa vota kishin disa vrima, nuk ishin prishur. Vitin e kaluar 75 % e qytetarëve votuan përmes procesit elektronik. Disa votuan me letër që u skanuan dhe u dërguan në kompjuter dhe amerikanët kanë më shumë besim tek procesi. Por do të doja se nuk ka qenë e lehtë. Mamaja ime ka qenë pjesë e komisionit të zgjedhjeve, është shumë e zgjuar. Ka qenë programuese kompjuterike për shumë vite dhe e njeh teknologjinë. Kur ajo dhe koleget e prezantuan këtë teknologji ishte e ngadaltë dhe zhgënjyese. Nëse komisionet ishin të ngadaltë, votuesit kishin dyshime. Kjo ndodh në shumë vende të Europës. Në 2013 u përpoqëm që të kishim një projekt pilot për numërim in e votave. Edhe pse nisi një vit para zgjedhjeve, kishte problem e me listat, me kartat e identitetit. Blerja e votës, intimidimi i votuesve, mjediset e papërshtatshme. Ndaj procesi elektronik nuk i zgjidh këto probleme. Duhet të plotësohen rekomandimet e OSBE/OHDIR. Nëse do të vendoset për votim elektronik në 2019-n, nuk duhet të prisni deri në verën e ardhshme, pasi më vonë do të jetë një dështim”.

LEXO EDHE:  "Vettingu po minohet", Kryemadhi letër ambasadorëve Lu e Vlahutin

 
Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook