Presidenti i Amerikës, Donald Trump u ka shkruar një letër liderëve politikë në Kosovë. Trump u kërkon që të kenë unitet në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë.

Në letër thuhet se kjo marrëveshje është një mundësi për Kosovën dhe humbja e saj do të ishte kthim mbrapa për një kohë të gjatë.

“Ne jemi të gatshëm që t’ju ndihmojmë në përpjekjet tuaja për të arritur një marrëveshje, e cila reflekton në mënyrë të balancuar interesat e Kosovës dhe të Serbisë. Një marrëveshje e tillë është e arritshme. Unë pres që në Shtëpinë e Bardhë t’ju mirëpres Ju dhe Presidentin Aleksander Vuçiç, për të festuar atë që do jetë një marrëveshje historike”, i shkruan Trump Thaçit.