Pas Japonisë janë spanjollët ata që kanë numrin më të lartë të 100-vjeçarëve. Spanja numëron mbi njëqind mijë 100 vjeçarë  në vendin e saj.

Një fotograf i Reuters, Andrea Comas intervistoi dhe fotografoi 100- vjeçarët dhe u vodhi disa sekrete mbi jetëgjatësinë.

Ja disa këshilla të vërtetuara tashmë nga këta të moshuar, të cilët ndihen pothuajse të gjithë të lumtur që kanë arritur të jetojnë mbi 100-vjeç.

Një lugë të vogël mjaltë çdo ditë (Raffaela Pons, 102 vjeç)

Raffaela Pons është 102 vjeç, jeton në Ferreries, në ishullin Minorka. Jeton e vetme dhe pse vajza e saj shkon ta takojë çdo ditë . Është tifoze e zjarrtë e Real Madrid dhe jetëgjatësinë e saj i’a dedikon mjaltit që e konsumon çdo ditë.

Ti biesh pianos (Pedro Rodriguez, 106 vjeç)

Pedro Rodriguez është 106 vjeç, jeton në Cangas de Onis, në veri të Spanjës. Rodriguez i bie pianos çdo ditë në sallonin e shtëpisë ku jeton me gruan, që është 20 vjet më e re se ai. Vajzat vijnë shpesh për t’i vizituar. Pianoja është hobi që e praktikon që kur ishte i ri: “Murgeshat më kanë mësuar që fëmijë ti bie pianos” tregon pasi ka luajtur një vals.

Të hash gazpaço/supë spanjolle me perime të grira që shërbehet e ftohtë (Maria Josefa Guillen, 103 vjeç)

Maria Josefa Guillen, 103 vjeç, jeton afër Seviljes me djalin e saj me aftësi të kufizuara. Ka nisur të punojë si rrobaqepëse në moshën 12 vjeçare dhe gjëja e parë që donte të qepte ka qenë nje fustan vallëzimi. Maria e ka shumë qef gazpaçon, supën e ftohtë me perime, pjatë tipike e Andaluzisë.  Ajo beson se është pikërisht vlera ushqyese e kësaj supe ajo që e ka mbajtur të shëndetshme.

Kurajoja për të ndjekur bindjet e tua (Lucia Manzano, 100 vjeç)

Lucia Manzano është 100 vjeç dhe jeton në një shtëpi pushimi pleqsh në La Adrada, jo larg nga Madridi. Ajo është e bindur që gjëja që e ka mbajtur gjallë deri tani, ka qenë kurajoja për të çuar përpara bindjet e veta. “ Gjëja më e rëndësishme është të jemi koherentë dhe ti qëndrojmë besnikë vetvetes”.

 

Të lexosh libra dhe të recitosh (Maximino San Miguel, 102 vjeç)

Maximino San Miguel, 102 vjeç jeton në Leon, në veri të Spanjës. Ka zbuluar pasionin e tij për teatrin amatorial në moshën 80 vjeçare dhe prej atëherë ka marrë pjesë në shumë realizime amatoriale. Kur ka qenë fëmijë nuk ka shkuar dot në shkollë, sepse është çuar të punojë çoban. I pëlqen të lexojë libra mbi traditat. “Këto pasione më kanë mbajtur gjallë”.

LEXO EDHE:  +18/ Këshilla për femrat, ja si ta "tërboni" mashkullin në shtrat

Të ndihesh i ri (Francisco Nunez, 112 vjeç)

Francisco Nunez, 112 vjeç është njeriu më i moshuar që gazetari ka intervistuar. Jeton me vajzën e tij 80 vjeçare në shtëpinë e tij në Badajoz, në jug-lindje të Spanjës. Thotë: “ Nuk më pëlqejnë shtëpitë e pushimit, pasi ka shumë të moshuar”.

“Nuk ka pranuar të largohet nga shtëpia. Unë jam beqare dhe jetoj me të” – tregon vajza e tij Maria Antonia Nunez, 81 Vjeç. Pavarësisht moshës së tij, Francisco ka ruajtur gjithnje një sjellje prej të riu, dhe kjo është ajo që e ka mbajtur në jetë dhe në shëndet të mirë.

Të jetosh larg qytetit (Gumersindo Cubo, 101 vjeç)

Gumersindo Cubo, 101 vjeç jeton në afërsi të Madridit. Jetëgjatësinë e tij i’a dedikon faktit që fëmijërinë e tij e ka kaluar në pyll me tetë motrat dhe vëllezërit,pasi i ati ishte kujdestar pylli. Ndër të tjera ai kujton: “Kur sëmuresha nëna imë më jepte rëshirë  pishe nga një vazo që e mbante poshtë krevatit”.

 

Të marrësh seriozisht sëmundjet (Esperanza Fernandez, 103 vjeç)

Esperanza Fernandez, 103 vjeç jeton me vajzat në Salamanca. Dy nga motrat e saj i kanë kaluar të 100-tat dhe tjetra është në prag të festimit të 100 vjetorit. Kujton kur një epidemic gripi vrau gati gjysmën e fshatit të saj. Babai mbylli gjithë familjen brenda dhe ndaluar çdokënd të dilte, duke ju shpëtuar kështu jetën.

Kopshtaria (Pilar Fernandez, 101 vjeç)

Pilar Fernandez, 101 vjeç jeton në Asturie me vajzën Pili, mbesën Flori dhe stërmbesën Ana. Në vitet e luftës Pilari dhe 9 vëllezërit e saj kanë vuajtur krizën e urisë. Me frikën se mos historia përsëritej ka zgjedhur të ketë vetëm një fëmijë. “Një nga gjërat më të mira për shëndetin tim është pasja e një kopshti ku mund të mbjell perime e të kujdesem për to çdo ditë”.

 
Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook