Pas konfirmimit të drejtuesve të Milanit në fillim të verës se portieri 18- vjeçar Gianluigi Donnarumma ka refuzuar të nënshkruajë një kontratë të re me klubin kuqezi, duket se i talentuari ka ndërruar mendje.

Në Itali po qarkullojnë zëra se Donnarumma, i cilësuar si pasardhësi i Buffon në portën e Italisë, ka rënë dakord për të zgjatur kontratën edhe për pesë vite të tjera, kontratë e cila ka klauzolën plot 100 milionë euro.

Ndërsa parashikohet që në vit lojtari do të përfitojë 6 milionë euro.