Vera ende nuk ka përfunduar, ndaj bëni mirë që edhe për disa javë të mësoheni me fotot dhe videot buzë detit dhe pishinave.

Këngëtarja kosovare Morena Taraku ka postuar një lumë fotosh dhe videos gjatë ditës së sotme, ku ekspozonte linjat perfekte e veshur me bikini, buzë pishinës.

‘Shumë nxehtë’, – shkruan Morena krahas fotos ku shfaqet duke hequr bluzën e duke nxjerrë në pah format bombastike.

Mirëpo një video e publikuar nga ish-Missi Kosovar ka shkaktuar mjaft të qeshura në rrjet. Ajo tenton të pozojë në këmbë mbi komerdare, por nuk ia arriti dot dhe bie në ujë.