Familjet shqiptare harxhojnë më shumë para për banesa, energji elektrike dhe ujë. Për ushqim shpenzojnë më shumë.

Po sipas të dhënave të Anketës së Buxhetit të Familjeve, pesha e grupit për pagim faturash uji, dritash apo dhe këste në banka për shtëpitë në totalin e shpenzimeve të familjeve është 10.6%.

Krahasuar me një vit më parë këto shpenzime janë rritur me 7%. Po varfëria bën që në krahasim me Bashkimin Europian, shpenzimet për këtë grup janë rreth 2 herë më të ulëta.

Në vendin tonë Dibra mban me peshën më të lartë, të shpenzimeve, e kjo ka dy arsye ose janë më të pasurit në Shqipëri ose nuk kursejnë. Ndërsa banorët e Beratit shpenzojnë më pak.

Dibranët thyejnë rekordin pasi shpenzojnë 13.1% të totalit të lekëve që disponojnë.
Kurse banorët e kryeqytetit harxhojnë 11.8% të totalit, më pas vijnë Shkodra dhe Vlora me përkatësisht 11.6% të totalit, Korça dhe Kukësi me 11.6 dhe 11.5%, dhe Lezha me 10.7% të shpenzimeve për banesë, energji dhe ujë. Qarqet me shpenzimet më të ulëta janë Durrësi me 10%, Gjirokastra me 9.9%, Fieri me 9.3%, Elbasani me 9.2% dhe i fundit Berati me 8%.
Mesatarja e shpenzimeve për familjet në Bashkimin Europian është 24.2% e totalit.