Vetë një ditë pas vendimit të kreut të Opozitës Lulzim Basha për djegien e mandateve të deputetëve, ish-presidenti, njëherazi kryetari i Këshillit të PD-së Bujar Nishani ka trokitur në derën e zyrës së Bashës.

Mësohet se takimi po zhvillohet në selinë blu, ku temë e diskutimit do të jetë pikërisht djegia e mandateve parlamentare.

Kujtojmë që ditën e djeshme PD mblodhi grupin parlamentar ku unanimisht u vendos për dorëzimin e mandateve, ndërkohë që përveç kësaj u morën dhe tre vendime të tjera

1- Unanimisht votohet pro djegies së mandateve, pavarësisht diskutimeve në parim.

2- Të mandatohet kryetari Basha të mbledhë këshillin kombëtar për marrjen e vendimit përfundimtar

3- Të ngrihet një grup pune për teknikalitetet m enjerëz që njohin ligjin dhe zgjedhjet. Janë propozuar për grupin: Gaz Bardhi, Oerd Bylykbashi, Enkelejd Alibeaj, Clirim Gjata, Ivi Kaso.