Monika Kryemadhi mbrëmjen e sotme teksa ishte e ftuar në emisioni “Open” në Top Chanel për të folur rreth aktualitetit politik në vend ka reaguar gjithashtu edhe për telefonatën e marrë nga Sekretari i Departamentit të Shtetit, amerikani Mathew Palmer, duke zbuluar detaje të tjera mbi bisedën e kryer.

“Në bisedën e bërë me ndihmës sekretarin e Shtetit Amerikan për Europën, Mathew Palmer, i shpjegova atij se edhe në bazë të raportit të Departamentit Amerikan, qeveria ka ngritur një parlament të ardhur nga vjedhja e votave, të faktuar edhe nga përgjimet e prokurorisë shqiptare por edhe atyre ndërkombëtare. I shpjegova zyrtarit të DASH-it ndër të tjera se parlamenti shqiptar është uzurpuar nga Partia Socialiste”.

Ndërkohë që Palmer më tha se: “Ju kuptoj shumë mirë, vetëm protesta të jetë paqësore nesër”.

Kuptohet unë i dola garante që protesta e sotshme do të ishte paqësore dhe demokratike.

Me çkuptova unë, Palmer nuk e dinte që Kryeministrisë i ishte prishur vetëm kërpudha, por ai mendonte se ishte bërë gjëma dhe ishte shembur Kryeministria”,- deklaroi Monika Kryemadhi.