Në një konfernecë për shtyp në lidhje me vendimin e kreut të opozitës,për dorëzimin e mandateve ka reaguar edhe Aleanca Kuqezi e cila ka dalë kundër këtij vendimi.

AK deklaroi se djegien e mandateve e shikon si kundërpëgjigje të duhur nga opozita për Rilindjen, por sipas AK-së djegia e manateve gjithashtu mund të çojë ne krijimin e nje opozite false e cila do te jete e ekspozuar ndaj çdo presioni qe mund te ushtroje pushteti i kriminalizuar.

Deklaratë për shtyp nga Aleanca Kuqezi

Aleanca Kuq e Zi po percjell me vemendje krizen politike dhe vendimet e fundit te opozites. Ne kushte e regjimit te diktatures se krimit qe eshte instaluar ne Shqiperi nga ana e Rilindjes,

djegia e mandateve nga ana e opozites  ne shikim te pare duket si kunderpergjigjja e duhur. Ne fakt, ky akt radikal, qe mbart mesazhin e qarte politik të  refuzimit të ketij parlamenti te inkriminuar, per te sjelle efektet e duhura do te kerkonte shume kohe.

Po te shohim dispozitat e kodit zgjedhor dhe te Kushtetutes, heqja dore dhe me pas zevendesimi duke arritur deri te kandidati i fundit ne liste, mund te kape edhe vitin tjeter. Qe nje mandat te digjet kerkon 30-60 dite kohe. Vetem per qarkun e Tiranes, per 11 deputetet e saj, PD do ti duhet ta ezauroje kete liste per te pakten 23 muaj.

Ne rastin e shenimit te nje precedenti per dorezimin ne grup te mandatit si ata qe e mbajne aktualisht ashtu edhe kandidatet pasardhes, kjo do te shenonte nje precedent te rrezikshem per demokracine tone te brishte pasi mundet qe edhe opozita e neserme, te aplikoje djegien e mandateve. Kjo do te na çonte serish ne zgjedhje te parakoheshme e rrjedhimisht vendi mbetet pa qeveri dhe qeverisje.

LEXO EDHE:  Lleshaj i përgjigjet Berishës: Ithtarët e eksplozivëve duhet të kuptojnë se festat nuk bëhen më armë

Per me teper, djegia e mandateve mund te çoje ne krijimin e nje opozite false e cila do te jete e ekspozuar ndaj çdo presioni qe mund te ushtroje pushteti i kriminalizuar.

Nese PD dhe LSI duan zgjedhje te lira dhe te ndershme, lufta e tyre duhet te jete reforma zgjedhore dhe krijimi i nje kodi te ri zgjedhor qe do te lejonte qe vota e cdo shqiptari te numerohej dhe te ishte e barabarte. Kjo do t’i japte rrugen demokratizimit te vendit dhe ndryshimit te elitave politike.

Aleanca Kuq e Zi eshte kunder kerkeses se opozites per krijimin e nje qeverie tranzitore dhe hyrjen ne zgjedhje me te njejtin kod zgjedhor. Ky veprim nuk do te ndryshonte asgje. Te vetmin rezultat qe do te prodhonte do te ishte vjedhja e votes se partive te vogla nga PS, PD, LSI dhe lenia ne pushtet dhe per 4 vjet te tjera e kesaj bande. Kjo tregon qarte qe lufta ePD-LSI eshte lufte per pushtet, jo per krijimin e shtetit ligjor te se drejtes.

Aleanca Kuqezi i bashkohet thirrjeve të SHBA dhe BE pro zgjedhjeve të lira dhe reformës në drejtësi dhe kërkon vënien para drejtësisë te gjithe qeveritareve dhe ish – qeveritareve të korruptuar.

Aleanca Kuqezi mbështet protestat qytetare, nga Kalimashi në Gjirokastër, nga artistët deri tek studentët si shpresë për ndryshim dhe mundësi për të thyer establishmentin PD-PS-LSI.