Dita e sotme ka qenë e shoqëruar nga tensione e konfrontime përpara Gjykatës së Tiranës, pas vendimit për lënien në burg për 11 prej të arrestuarve lidhur me protestën e zhvilluar në Rrugën e Kombit.

Lidhur me këtë situatë, LSI ka dorëzuar një dokument në zyrën e kryeparlamentarit Ruçi, ku kërkohet përjashtimi i Edi Ramës nga Kuvendi.

Kjo lëvizje e LSI-së u paralajmërua dy ditë më parë nga kryetarja e kësaj force politike, Monika Kryemadhi.

Përjashtimi kërkohet për fjalorin e përdorur prej të parit të qeverisë gjatë seancës së 23 marsit. LSI konstaton se fjalët e tij ishin fyese si për deputetët në sallë ashtu edhe për popullin.

Një kopje e kërkesës së LSI-së është siguruar nga “DuaLajm.com”.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1329″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook