Në Kapshticë goditet një rast i mitëdhënies ku qytetari i ofron ryshfet punonjësit të Policisë në dalje të Pikës së Kalimit Kufitar, me qëllim përshpejtimin e kryerjes së procedurave të kontrollit, në dalje të Shqipërisë.

Specialistët e Sektorit të Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Kufirit e Migracionit Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :

M.D 25 vjeç, banues në fshatin Vloçisht.

Më datë 27.12.2017, ky shtetas është paraqitur në dalje të Republikës së Shqipërisë, për të kryer veprimet e regjistrimit.

Gjatë kryerjes së procedurave në momentin kur punonjësi i policies i ka kërkuar pasaportën, shtetasi i mësipërm ia ka dhënë këtë të fundit me një kartëmonedhë të prerjes 50 Euro, në brendësi të saj, me qëllim përshpejtimin dhe shmangien e procedurave të kontrollit të dokumentacionit për kalimin drejt tokës greke.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook