Ballina Dosier DOSSIER/ Dalin fotot nga zhvarrosja e Enver Hoxhës në vitin 1992

DOSSIER/ Dalin fotot nga zhvarrosja e Enver Hoxhës në vitin 1992

Historiani Kastriot Dervishi ka publikuar disa foto nga varrimi dhe më pas zhvarrosja e diktatorit Enver Hoxha, “në përkujtim” të 11 prillit të vitit 1985.

Nga profili i tij në ‘Facebook’, historiani shkruan:

Në “përkujtim” të 11 prillit 1985, ditës së vdekjes zyrtare të diktatorit komunist të Shqipërisë, po rendis disa arsye pse emri i tij duhet kujtuar. Ka shumë arsye më tepër se kaq, por unë mendoj se ai duhet kujtuar për:

-Luftën civile të viteve 1943-1944.
-Eksodin e vitit 1944.
-Shkatërrimin e shtetit shqiptar të ndërtuar me aq sakrificë në vitet 1920-1939.
-Përçarjen e madhe midis shqiptarëve nga zhvillimi i luftës së klasave.
-Ndërtimin e shtetit eksperimental sovjetik me tipare klanore dhe krahinore.
-Vrasjen dhe burgosjen e inteligjencies shqiptare të shkolluar nga Perëndim.
-Grabitjen e vjedhjen e 320 tonë flori.
-Grabitjen e individit, pronave dhe sendeve të tjera të paluajtshme
-Bashkimin doganor dhe monetar me Jugosllavinë.
-Izolimin e Shqipërisë nga bota dhe aleancat me armiqtë shekullorë të Shqipërisë.
-Shkatërrimin e natyrës me çpyllëzime, vepra industriale të panevojshme e me humbje financiare dhe ekologjike.
-Gatimi i njeriut të ri internacionalist proletar.
-Burgimet, internimet e persekutimet e popullsisë.
-Shkatërrimin e rrjetit arkivor të vendit dhe pasurisë kulturore të vendit.
-Për urinë dhe rreckosjen që i shkaktoi shqiptarëve si rrallë herë në histori.
-Për dëmet e shumta që asnjë pushtues nuk i shkaktoi vendit sa i shkaktoi regjimi i tij.
-Prapambetjen e thellë në të cilën e la vendin.
Bashkëlidhur katër foto, dy prej të cilave janë shkrepur më 13.4.1985 kur bëheshin nderimet dhe dy të tjera më 3.5.1992, ditën kur arkivoli i Hoxhës u hoq nga varrezat e dëshmorëve.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  Të fiksuar pas të parit të filxhanit? Mësoni simbolet dhe mesazhet që fshihen pas tij!