Ballina Dossier DOSSIER/ Protesta antiserbe e 1915-ës, kur shqiptarët protestonin për Kosovën dhe Çamërinë

DOSSIER/ Protesta antiserbe e 1915-ës, kur shqiptarët protestonin për Kosovën dhe Çamërinë

Çamëria, Kosova, janë dy parulla që protestuesit shqiptarë mbanin në duar, në protestën antiserbe në vitin 1915.

Kjo fotografi domethënëse, na dëshmon se shqiptarët nuk i kanë harruar asnjëherë trojet e tyre të aneksuara, Kosovën e Çamërinë.

Ndonëse Shqipëria në periudhën 7 mars 1914 – 3 shtator 1914 administrohej nga Princi gjerman, Vilhelm Vid, gjatë kësaj kohe Kosova dhe viset tjera etnike shqiptare, të cilat me vendim të Konferencës së Londrës u lanë nën pushtimin serb, përjetonin çastet më të vështira në historinë e vet, raporton “27.al”.

Në Shqipëri, organizoheshin shpesh protesta antiserbe për të kulmuar më pas me kryengritjen kundër serbëve, në krye të së cilës ishte Hasan Prishtina dhe krerët tjerë: Hasan beg Gizolli, Ajet e Selim Dervina, Mehmet Konjuhi, Keri i Sadik Bardhit, Mehmet Delia, Isuf Mehaniqi, Sulë Elezi, Xhafer Bislim Elezi, Mustafë Zyberi, Isuf Dina, Cen Seda, Januz Kurti, Xhafer Shema e të tjerë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook