Ballina Dossier DOSSIER/ “Si u vra Mehmet Shehu”, djali i Enver Hoxhës zbulon prapaskenat:...

DOSSIER/ “Si u vra Mehmet Shehu”, djali i Enver Hoxhës zbulon prapaskenat: Kurthi që iu bë, Ramizi nxiti fejesën me Turdinjtë e pastaj…

Sokol Hoxha, djali i ish-udhëheqësit komunist, në një intervistë ndalet gjatë në vdekjen e Mehmet Shehut, duke zbuluar detaje dhe prapaskena rreth asaj ngjarjeje, e duke theksuar se Mehmetit iu be presion i madh qe te vdiste.

Ai thotë qartë se ngjarja: “duket vetëvrasje, por nën presion të fortë psikologjik, pra e domosdoshme që ai të vdiste”.

Me tej tregon: “Ishte viti ’81, kur ndodhi tragjedia që kishte lidhje të ngushtë edhe me Kosovën për vetëpavarësi të saj. Kjo tragjedi e mërziti shumë babanë. Për një vit të tërë ai nuk ka buzëqeshur dhe deri në fund ka pasur dyshimin që pse Mehmet Shehu duhet t’ia bënte popullit dhe babait tim këtë tragjedi kaq të madhe. Sepse babai im ishte i sigurt që Mehmeti e dinte që Enveri do ta falte, si gjithmonë, edhe për gabime shumë më të rënda, kur Mehmeti ka tejkaluar normat nga gjaknxehtësia. Për shembull, për terrorin në popull pas vrasjes së Bardhok Bibës. Ndaj çështja e fejesës e parë sot retrospektivisht, e sinqertë apo kurth ndaj Mehmet Shehut, apo “dualizmi” për të cilat e kritikoi më ashpër nga të gjithë Ramiz Alia, nuk e justifikonin vetëvrasjen e Mehmetit”, thote ai.

Sokoli tregon se mes Mehmetit dhe Enverit nuk kishte perplasje. “Atë nuk do ta bënte kurrë Mehmeti. Për këtë ka qenë i sigurt edhe në ditët e fundit të jetës, ndonëse iu desh të sqarojë popullin me “Tablonë sinoptike” sipas informacioneve që i sollën menjëherë pas vetëvrasjes”, thote ai.

Sokoli nxjerr emrat, teksa thote se Kadri Hazbiu dhe Ramiz Alia kishin interes që Mehmet Shehu ta lejonte fejesën e djalit të vet te Turdijtë.

“Atyre u interesonte për ta eliminuar Mehmet Shehun, sepse në krye të qeverisë do vinte Kadri Hazbiu, ndërsa pas vdekjes së Enver Hoxhës, në linjën e partisë mbetej Ramizi”, thote ai.

Djali i Enverit ben publike edhe biseden qe ka bere me te atin lidhur me kete gje. “Babai im nuk mund ta kalonte thjesht rastin e Kadri Hazbiut si ministër i Brendshëm pas vdekjes së Mehmet Shehut. Pasur parasysh edhe që më i egri përveç Ramiz Alisë në kritikat që iu bënë Mehmet Shehut për fejesën ishte vetë ai. Babai më ka thënë që unë e provokova që ai të nxirrte njeriun përgjegjës, fjala është për Ramiz Alinë”,  tha ai. /Panorama