Ballina Dosier FOTO/ Zbulohet cilët janë 2 partizanët që puthen në buzë në vitin...

FOTO/ Zbulohet cilët janë 2 partizanët që puthen në buzë në vitin 1944

Një foto e publikuar nga Arkivat e Shtetit ku duken dy partizanë, që puthen në buzë, në ditën kur u shënua fitorja e partizanëve dhe çlirimi i Tiranës mori komente të shumta një vit më parë.

Ish-drejtori i Arkivit në Ministrinë e Brendshme Kastriot Dervishi ka publikuar foton ballore të këtyre dy partizanëve me mbishkrimin “1944/ Puthja e burrave”.

“Para një viti kur u bë më shumë e njohur fotoja e puthjes buzë më buzë të dy partizanëve më 20 nëntor 1944 në Tiranë, të shumtë ishin kureshtarët që kërkonin të shihnin një foto tjetër të “çiftit”. Pasi çështja u konsultua me “veteranët” e luftës që në atë kohë kanë qenë 0-3 vjeç, nisur nga fakti se në muajin nëntor e kam zakon të nxjerr gjëra interesante në lidhje me temat e viteve të luftës, po publikoj edhe foton ballore të çiftit. 

Siç edhe shihet, takimi sa përmallues aq edhe erotik i çiftit është bërë në prani në një partizani të shkuar në moshë, si dhe në sy të një partizani të vockël kapelemadh. Ndërsa i moçmi është shastisur e sheh me habi, i vogli ka nisur të qeshë. Të dy burrat kanë vënë në punë duart e lira (të majtat), të cilat i kanë përdorur si morseta në krye, në mënyrë që puthja të ishte më e thellë dhe sigurisht më e ndjerë. Vendi i fotografimit është te rruga e Kavajës.

Kur partia po qëmtonte fotot nga koha e “lavdishme” e luftës, qatipët e saj vendosën që këto foto të mos ruheshin. Për këtë arsye këto filmat e këtyre fotove, kanë shenja kryqesh. Megjithatë, filmat i mbijetuan kohës – shkruan Dervishi.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  DOSSIER/ Zbulohet raporti sekret i Ministrisë së Brendshme: Ja të dhënat e agjentëve që përgjonin....