Ballina Dossier FOTOT/ Zbulohet menuja e rrallë e vitit 1944, si festuan komunistët një...

FOTOT/ Zbulohet menuja e rrallë e vitit 1944, si festuan komunistët një mujorin e çlirimit

Hotel Dajti në Tiranë sot është një godinë e vdekur, por dikur ky hotel shkëlqente në luks dhe komoditet që ndoshta asnjë hotel nuk e ka arritur ende në Shqipëri.

Flasim për vitet 30 dhe 40, kur Hotel Dajti ishte vendi i vetëm që ofronte një shërbim unikal dhe të pakrahasueshëm. Gjatë viteve të ashpra të luftës, Hotel Dajti qendroi i hapur dhe i paprekur. Me hyrjen e komunistëve në Tiranë, Hotel Dajti u kthye në rezidencë, zyrë dhe ambjent pritjesh për Enver Hoxhën. Dalngadalë, ky hotel i magjishëm në Tiranë e humbi shkëlqimin nën komunizëm.

Në vitin 1944, kur komunistët kishin 1 muaj në pushtet, aleatët britanikë organizuan një darkë festive për Vitin e ri në Hotel Dajti. Ftesa e britanikëve për udhëheqjen politike dhe ushtarake komuniste ka mbijetuar deri më sot. Brenda saj është menuja e darkës festive, e shkruar në frëngjisht me një larshmëri gatimesh, edhe pse vendi ndodhej në një varfëri të skajshme dhe i sapodalë nga lufta.

Pjesë e menusë janë gatime që ndoshta sot nuk shijohen më në restorantet e Tiranës si troftë e zier nga liqeni i Ohrit me salcë majoneze, rosto viçi gatuar sipas manyrës angleze, pulë e pjekur Kavaje, eskallopë etj, dhe sigurisht pa munguar ëmbëlsirat, vera e mirë, konjaku, xhini apo uiski. Studiuesi Erald Kapri në një shkrim për neësbomb.al ka publikuar disa foto të rralla nga menyja dhe nga festa e komunistëve.

Fotot e darkës tregojnë për një shërbim aristokratësh, të një Shqipërie që humbi gjatë diktaturës.

Në festën e britanikëve Enver Hoxha nuk mori pjesë por të gjithë ministrat e tij po, bashkë me udhëheqësit e tjerë komunistë. Kjo do të ishte darka e fundit mes komunistëve shqiptarë dhe aleatëve perëndimorë si britanikët dhe amerikanët. Shumë shpejt ata u larguan nga vendi.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook



Kryemadhi: Më 27 janar harrojini flamurët politik, të protestojmë për Shqipërinë, do të jetë mëkat për këdo që…

Aksident në aksin Kavajë-Tiranë, makina përplas çiklisitin 67-vjeçar

Berisha përkujton Rugovën: Sot shqiptarët përkujtojnë 12 vjetorin e vdekjes së Presidentit legjendar të Kosovës

Me shpejtësi skëterrë në autostradë, mjeti përfundon në kanal (Detaje)

“Po nuk të pata unë, s’të ka askush”, ja mesazhi i fortë për vrasjen e Arielës

VIDEO+16/ Pamje të rënda nga ngjarja që tronditi mbarë opinionin, publikohen filmimet e vrasjes në Tiranë

Kush është infermieri 23-vjeçar nga Fieri që i mori jetën Arielës (Foto)

Denoncimi/ Çifti i avokatëve po zhvasin shqiptarët

Basha ngushëllime Jonuz Musliut: Humbje e madhe e një luftëtari të palodhur

Detaje/ Kush janë dy të rinjtë të qëlluar gjatë mesditës së sotme në Tiranë (Emrat)

Artikulli paraprakSHBA, arrestohet autori i vrasjes se efektivit të RENEAs
Artikulli tjetërVdekja e 23-vjeçarit shqiptar në Francë, vjen reagimi i parë nga Presidenca