Ballina Dosier “Hape makinën o l*qe”, pamjet kur gazetari i njohur ra në pritën...

“Hape makinën o l*qe”, pamjet kur gazetari i njohur ra në pritën e Zanit Çaushit në 1997-ën (Video)

Në një video të realizuar nga “Associated Press”, në marsin e vitit 1997 shfaqet Zani Çaushi me bandën e tij që kanë bllokuar urën e Mifolit si dhe oficeri i policisë Ardian Liçaj, që komunikon me kreun e bandës.

Siç dëgjohet në minutën 02:09 të videos Liçaj negocion me Zanin me tone të larta dhe fjalor banal për të mundësuar kalimin e një makine “BMW” me gazetarë vendas e të huaj, mes tyre edhe Frrok Çupi, i cili ishte ndaluar në pritë nga banda.

Mes tyre zhvillohet një debat i ashpër për të lejuar gazetarët të kalojnë, kërkesë që Çaushi e refuzon me arrogancë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook