Ballina Dosier “Mehmet Shehun e vranë”, ish-sekretari personal rendit faktet

“Mehmet Shehun e vranë”, ish-sekretari personal rendit faktet

Një dëshmi tjetër e fortë ne vijim te tezes se Mehmet Shehun e vrane dhe i dha vete fund jetes. është ajo e sekretarit personal të Mehmet Shehut, Vaskë Çiflikut.

Një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë për dekada dhe njeriu me të cilin Mehmeti kishte punuar deri pak momente se të shkonte në shtëpi atë mbrëmje, ka bindjen se ishte vrasje.

Kete deshmi e ka bere pjese te librit te tij “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar”, gazetari Roland Qafoku, teksa i referohet intervistës së sekretarit personal të Mehmet Shehut.

“Nga mënyra se si Mehmeti kishte rënë për të fjetur, si dhe nga fakti që ai ishte përgatitur për të diskutuar në mbledhjen e Byrosë Politike, mua më lindi një dyshim. Ky dyshim bazohej në radhë të parë se ai kishte përgatitur diskutimin e tij në mbledhjen e Byrosë, si dhe përgjigjet që do kthente akuzave të ngritura ndaj tij.

Mua më lindi dyshimi se ai nuk mund të kishte vrarë veten. Pastaj kur e pashë edhe nga fotografitë të bëra nga ekspertët pashë që ai ishte me pizhame dhe një njeri që do të vrasë veten nuk mund të vishet, të shtrihet dhe pastaj të vetëqëllohet me pistoletë.

Gjithashtu dyshimet m’u shtuan kur në atë kohë flitej se midis ekspertëve kishte përplasje nëse ishte qëlluar me të majtën apo me të djathtën.

Po kështu, unë e njihja mirë temperamentin e Mehmetit, i cili ishte shumë i guximshëm, pasi kisha punuar për një periudhë kohe si sekretar i tij”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  DOSSIER/ Rrëfimi i vëllait: Si e zhdukën shërbyesen që helmoi Mehmet Shehun, ç’më tha Kadri Hazbiu (E plotë)