Ballina Dossier Pse vdiq Enver Hoxha? Kardiologu i njohur, mjeku i ish-diktatorit zbulon detaje

Pse vdiq Enver Hoxha? Kardiologu i njohur, mjeku i ish-diktatorit zbulon detaje

NGA ARISTIR LUMEZI

Kardiologu i njohur, Sabit Brokaj, një nga mjekët e ekipit që ndiqte 24 orë shëndetin e Enver Hoxhës, në një intervistë për gazetën “Panorama” ai hedh drite mbi ecurine e semundjes se Enver Hoxhes dhe si u rendua shendeti i tij.

“Diabeti ishte i njohur që nga viti 1948 dhe ndaj ishte eprori profesor Fejzi Hoxha, mjeku më i mirë endokrinolog që kishim, sepse pacienti ishte i sëmurë diabetik dhe Enver Hoxha mjekohej për diabetin. Ecuria e diabetit me ndërlikimet shoqëruese bëri rrugën e vet natyrale. Duhet të kemi parasysh një pacient me një diabet vështirë për të ekuilibruar, obez, duhanpirës, me stres permanent. Pra, në konceptin e kardiologjisë prej më shumë se 10 vitesh janë të lexueshëm faktorët rrezikues”-thote Brokaj.

Sipas tij, Enver Hoxha kishte gjithë faktorët rrezikues dhe vetiu në një pacient të tillë, janë të pritshme ndërlikimet në sistemin arterial, në zemër apo dhe në tru.

“Për mendimin tim, jo thjesht se isha pjesë e ekipit të mjekëve, por dhe për përvojën për këta të sëmurë, Enver Hoxha ka qenë i sëmurë i mirëkontrolluar, në aktivitet të plotë derisa vdiq në atë moshë, pasi me këta faktorë, pacientët janë të rrezikuar dhe në moshë shumë më të re. Enver Hoxha pati ndërlikimet e tij diabetike”- thote mjeku Brokaj.

Sipas tij, vdekja e Enver Hoxhës ishte rrjedhojë e një patologjie të hershme të diabetit që në vitin 1948, duke krijuar komplikacione, që agravoheshin vit pas viti dhe në organet të tjera të trupit. Madje, ai shton se, kujdesi ndaj tij ishte maksimal, ndërsa Enver Hoxha deri pak para vdekjes ka qenë aktiv në detyrat politike dhe shtetërore.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook



FOTO/ Shfaqet në publik Adriatik Llalla, kapet “mat” në kafe duke biseduar me….

“Kush mban përgjegjësi për mospërmbushjen e standardeve të sigurisë në shkolla?”

U shtrua me urgjencë në spital, kjo është gjendja shëndetësore e Tinka Kurtit

Grabitje me maska në Fier, ja shuma që u mor nga pika e këmbimit valutor

Familjarët e Klemend Balilit padisin policinë, gjykata pezullon urdhrin e Haki Çakos

Kryemadhi mesazh për të rinjtë: Dilni protestoni për Shqipërinë që ëndërroni, mos lejoni kërcënimet e Ramës…

Donald Lu ka një mesazh të fortë për klasën politike: Jepini fund …

Raporti/ Cilat janë degët më të kërkuara nga studentët?

Tinka Kurti shtrohet me urgjencë në spital, mjekohej prej kohësh nga….

Acari “pushton” Shqipërinë, sinoptikantët bëjnë me dije se…

Artikulli paraprakPse puthen njerëzit sapo hyn Viti i Ri? Si shpjegohet kjo traditë
Artikulli tjetërShqiptarët i ikin dembelizmit, rritet interesi për të punuar