Sipas ReportTV, me kërkesë të Rexhep Rrajës, djalit të deputetit socialist, Apeli ka regjistruar kërkesën për lirimin e tij nga burgu.

Rexhep Rraja u prangos më 30 shtator 2018 me akuzën e përndjekjes së ish-të dashurës së tij Xhisiela Maloku, ndërsa pas dy javësh ai kërkon lirinë.

Gjyqtarja Shpresa Becaj do të shqyrtojë kërkesën e Rrajës për liri dorëzuar që më 8 tetor, ndërsa hetimet për këtë dosjen janë ende të hapura nga prokurorja Mirela Kapo.

Nga ana tjetër është Xhisiela Maloku, e cila shprehet se ajo me Rexhepin ka pasur vetëm marrëdhënie xhelozie dhe ai se ka keqtrajtuar dhe gjithçka e thënë nga ajo në media ishte sajesë.