Punimet në autostradën tiranë-Durrës për vendosjen e dy tubacioneve të shkarkimit të ujit, tashmë janë drejt fundit.

Prej 12 ditësh kompania mirëmbajtëse po punon duke bërë bllokimin e qarkullimit dhe devijimin e automjeteve në dy rrugët sekondare. Kjo ka shkaktuar një trafik kaotik në autostradë si dhe rradhë kilometrike mbi 5 kilometra.

Kompania ndërtuese dhe ARRSH kanë deklaruar përfundimin e punimeve në autostradë brenda afatit 2 javor.