Tim Greenway/Staff Photographer -- Members of the Portland Police Department investigate a two-car accident on Marginal Way in Portland on Sunday November 18, 2012. According to the Portland Police Department there were numerous injuries.
Foto ilustruese

Drejtonte mjetin në gjendje të dehur e për pasojë përplaset me disa mjete të parkuara, arrestohet në flagrancë nga Policia Rrugore.

Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin :

Taulant Rakipi, 30 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasi i mësipërm ditën e sotme rreth orës 04:45, në aksin rrugor të Transballkanikes pranë vendit të quajtur Rrethrrotullimi i Çoles  duke drejtuar mjetin tip Jeep, ka humbur kontrollin e mjetit e për pasojë ka përplasur tre mjete të tjera të parkuara, duke shkakëtuar dëme materiale.

Policia i ka ushtruar kontrollin me aparatin Drager, dhe ka rezultuar se drejtonte mjetin nën efektin e pijeve alkoolike, në gjendje të dehur, në masën 1.18mg/l.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Vlorë ndaj Taulant Rakipi, për vepren penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook