Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane pak minuta më parë dhe po hetohen për vrasjen e një gruaje marokene, të cilën e kanë masakruar.

46-vjeçarja marokene Kadjia Bencheikh është gjetur e masakruar copa-copa më 30 dhjetor në një ullishte në Veronese.

Me sa duket gruaja marokene kishte njohje me dy shqiptarët pasi edhe bashkëjetuesi i saj ishte shqiptar.

Shqiptarët janë arrestuar nga policia dhe po hetohen lidhur me shkaqet që cuan në vrasjen e 46-vjeçares.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook