Dy këngëtaret e njohura me famë botërore, Dua Lipa dhe rita Ora kanë uruar 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Rita Ora dhe Dua Lipa, kanë treguar sa shumë e duan Kosovën në ditën e Pavarësisë së saj.

“Urime dita e Pavarësisë Kosovë!!! Shkëlqe cdo ditë – e kam xhiruar videon time për ‘Shine your light”, aty në vitin 2012. Një nga kujtimet më të mira të miat!!! Ju dua shumë”, ka shkruar Rita Ora.

Ndërkaq, Dua Lipa, e cila së fundmi ka fituar dy çmime prestigjioze të “Grammy Awards”, ka uruar Kosovën me një fotografi të mbushur me flamuj.

“Nga Kosova për gjithë botën. Urime Kosovë. Ju duaaaa”, ka shkruar Dua Lipa.