Pak ditë më parë, Rita Ora, ndodhej në Kosovë për t’u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë atje. Këngëtarja e famshme është bërë bashkë me UNICEF në kuadër të një misioni bamirësie.

Por Ora nuk është e vetmja shqiptare që ka këtë mision, pasi edhe këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka zbuluar se së bashku me UNICEF ka vizituar Libanin.

Lipa ka qëndruar tre ditë atje dhe është njohur nga afër me vështirësitë me të cilat përballen familjet refugjate në kampet e strehimit.

Dua ka bërë disa postime në profilin e saj në “Instagram”, ku shprehet se kjo përvojë bëri që t’i hapen sytë për situatën aktuale që po kalojnë refugjatët.

Madje Lipa shton se ka një lidhje personale me njerëz që braktisin shtëpinë e tyre jo nga dëshira. Ndërkohë nga ana tjetër, ajo shprehet se fëmijët janë e ardhmja jonë dhe se duhet që të kujdesemi për ta.

“Kalova përvojën më të madhe që më hapi sytë në Liban për 3 ditët e fundit duke punuar me UNICEF, ku kam takuar fëmijët në vendbanimet e refugjatëve përmes programit të trajnimit të të rinjve dhe ndërtimit të aftësive. Në veçanti dëshiroj të flas për refugjatët pasi ndjej që kam një lidhje personale kur shoh njerëzit të përshtaten me çdo rrethanë, në të cilën ndodhen për shkak të konfliktit. Asnjë familje ose fëmijë nuk dëshiron të largohet nga shtëpia”, shkruan Lipa në postimet e saj.