Kur kujtohemi se jemi të gjithë të çmendur, misteret zhduken dhe jeta merr kuptim.

Mark Twain

Duaji armiqtë. Kjo i çmend fare.

P.D.East

Një pjesë e sekretit të suksesit në jetë është që të hash ushqimin që të pëlqen, dhe pastaj ta lësh ushqimin ta bëjë vetë luftën brenda teje.

Mark Twain

Nëse nuk heq dot qafe skeletin në sirtar, atëherë bën mirë ta mësosh të kërcejë.

George Bernard Shaw

Kur avioni ku ti ndodhesh është vonë, avioni tjetër me të cilin ke transfertën tjetër është gjithmonë në kohë.

I panjohur

Ka vetëm dy tragjedi në jetë: njëra është të mos marrësh atë që do, dhe tjetra është që ta marrësh atë.

Oscar Wilde

Nëse i thua shefit që ke ardhur vonë në punë sepse t’u shpua goma e makinës, është e sigurt që mëngjesin tjetër do të të shpohet goma e makinës.

I panjohur

Jeta është si në një taksi. Taksimetri do të vazhdojë të ecë përpara, qoftë nëse je duke shkuar diku, qoftë nëse rri në vend.

Lou Erickson

Jeta nuk është edhe aq keq, nëse ke shumë fat, një fizik të mirë dhe jo shumë imagjinatë.

Christopher Isherwood

Mënyra më e kollajtë për të gjetur diçka që të ka humbur nëpër shtëpi, është të blesh një tjetër.

I panjohur

Sa irrituese është kur i di të gjitha përgjigjet, por askush nuk e vret mendjen të të pyesë.

I panjohur

Pasi t’i hedhë një sy këtij planeti, çdo vizitor do të thoshte: “DUA TE TAKOJ MENJEHERE MENAXHERIN!”

William S. Borroughs

Personalisht nuk mendoj se ka jetë inteligjente në planete të tjera. E përse duhet që planetet e tjera të jenë ndryshe nga yni?

Bob Monkhouse

Gjithë jetën kam dashur që të jem dikushi. Tani e kuptoj që duhet të isha pak më specifike.

Jane Wagner

Nuk ka asgjë më irrituese se sa të debatosh me dikë, që e di se për çfarë po flet.

Sam Ewing

Mendoj se kam mësuar sekretin e jetës – mbahu fort deri sa të mësohesh.

Charles Schulz