Pas një sezoni të mbushur me koncerte e dasma, Big Mama më në fund ka gjetur kohën për të kaluar disa ditë pushime. Këngëtarja ndodhet në Turqi dhe dje me një foto të postuar në Instagram zbuloi se është në shoqërinë e reperes Rina.

Dyshja pozuan së bashku nga pishina e resortit luksoz, por fansat menjëherë nisën të kritikonin Bigun për krahun.

“Krahu te paska ik per lesh qenka rrudhur si plak 100 vjece”, Krahu Bigi gjithe strija”, “Keq qe s’paska fotoshop ne kete foto”, ishin disa nga komentet në foton e këngëtares.

Big Mama reagoi me një status ku shkruan se pas këtyre komenteve nuk mund të mbajë më veten pa i thënë dy fjalë të gjithë kritikuesve.

Këngëtarja tregon se krahu ka mbetur kështu pas operacionit që ajo bëri për të hequr kilet e tepërta. Në fund Bigu shkruan se ajo po e shijon jetën dhe nuk i intereson çfarë thonë të tjerët. Më poshtë statusi i plotë.