Një i mitur 12-vjeçar në qytetin e Durrësit ka dy javë që është larguar nga shtëpia, ndërsa familjarët e tij ende nuk dijnë asgjë për të.

Denoncimi për ngjarjen është bërë nga nëna e 12-vjeçarit, por ajo që ka habitur të gjithë është fakti se nëna e tij është kujtuar dje për ta shpallur të humbur djalin e saj, kur ka 2 javë që është larguar nga shtëpia.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 20.07.2017, ora 10:15, ka bërë kallëzim shtetësia Xh.K. 27 vjeçe, banuese në Katund Sukth, Durrës, pasi para dy javësh i është larguar nga banesa djali, shtetasi A.K. 12 vjeç”, njofton policia e Durrësit, e cila thekson se ndërkohë ka nisur puna për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.”