Një 71-vjeçar nga qyteti i Durrësit është gjetur i pajetë nga forcat e policisë në banesën e tij, në lagjen nr.13. Dyshohet se ai ka vrarë veten nga pakujdesia me armën e tij të gjahut të cilën po e pastronte. Sipas Policisë, dyshohet se nga pakujdesia duke pastruar armën e gjahut çifte është shkrepur dhe ka ndërruar jetë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut, me leje.

Komisariati i Policisë Durrës deklaron:

Më datë 02. 12. 2018, në lagjen nr. 13, në banesë, shtetasi R. T., 71 vjeç, dyshohet se nga pakujdesia duke pastruar armën e gjahut çifte është shkrepur dhe ka ndërruar jetë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut, me leje. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Neni 99 i Kodit Penal.