Blutë e Durrësit kanë vënë nën pranga një 19-vjeçar i cili është i dyshuar si autor i 5 vjedhjeve në banesa të ndryshme.

Bazuar në njoftimin e policisë lidhur me arrestimin e të riut mësohet se:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës , ka caktuar për L.D.,19 vjeç masën e sigurisë “Arrest me burg”, bazuar në provat e grumbulluara nga Policia në bashkëpunim me Prokurorinë.

Si rezultat i hetimeve të kryera dyshohet se ky shtetas ka kryer në periferi të qytetit të Durrësit kryesisht gjatë orëve të natës pesë vjedhje banesash, konkretisht:

Gjatë muajit dhjetor 2018 , janar dhe shkurt 2019, në lagjen nr. 14 Durrës ka vjedhur me thyerje 5 banesa ku ka marrë varëse floriri, televizorë, fshesë me korent, aparate celular, rroba, tapete e sende të tjera.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës , në ngarkim të shtetasit L.D., për veprën penale “Vjedhja”.