Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës ku një 10-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektike.

Mësohet se viktima është A.B., 10 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në banesë pa pasur mundësi të transportohet në spital.

“Më datë 08.03.2019, rreth orës 16:20, në lagjen Nr 17, Durrës, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, në banesën e saj, shtetësja e mitur A.B., 10 vjeçe dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punonë për zbardhjen e plotë të ngjarjes”– thuhet në njoftimin e policisë.