Një 17-vjeçare ka denoncuar në polici bashkëjetuesin e mamasë së saj, pasi e ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht.

Ngjarja ka ndodhur në Durrës. Pas denoncimit policia ka plotësuar kërkesë-padinë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për 17-vjeçaren me iniciale A.S.

Komisariati i Policisë Durrës

Më datë 19. 08. 2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen me iniciale A. S., vjeçe 17, banuese në Durrës, pasi bashkëjetuesi i mamasë, shtetasi E. R., vjeç 36, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.