Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin bregdetar të Durrësit në familjen Zeqiri. Një nga antarët e familjes ka gjetur një granatë në oborin e shtëpisë së tyre  në lagjen 15 në Spitallë. Banorët kanë lajmëruar me shpejtë si policinë e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje.

Nga dëshmia e pronarit të banesës, ai kishte vetëm disa ditë që ishte kthyer nga Anglia. Mes të tjerash ai tha se nuk kishte konflikte me askënd.

“Granatën e gjetëm në oborr. Nuk e dimë se kush e ka hedhur aty. Por unë pak ditë kam që kam ardhur nga Anglia, punoj andej si emigrant. Nuk e di se kush fshihet pas kësaj ngjarje, pasi nuk kam konflikte me asnjë”, u shpreh në polici emigranti shqiptar.