Një trup pa kokë është gjetur në zonën e currilave në Durrës.

Policia është në vendngjarje po punon per identifikimin e viktimës. Trupi i pajetë dyshohet se ka vdekur para 6 muajsh pasi trupi i tij ishte në gjendje të dekompozuar.

Trupi i pajetë është gjetur nga kalimtarët. Dyshohet se viktima është endacak.

Ja informacioni paraprak i policisë :

Durrës

Më datë 07.03.2019, rreth orës 10:30, në lagjen Nr 1 , Currila ,Durrës, është gjetur një kufomë e rregullt nga ana strukturore por e dekompozuar.

Nga hetimet e para dyshohet të jetë e seksit mashkull  dhe nuk janë konstatuar shenja  dhune. Grupi Hetimor në bashkëpunim me Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Durrës, po punon për identifikimin e kufomës dhe zbardhjen e plotë të shkakut të vdekjes.