Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spitallë të Durrësit, ku një çift të moshuarish janë dhunuar brenda banesës së tyre.

Dyshohet se ersona të paidentifikuar kanë hyrë në shtëpinë e çiftit dhe i kanë masakruar e gjakosur. Dy të moshuarit janë gjetur të goditur në kokë dhe fqinjët i kanë dërguar në gjendje të rëndë në spital.

Policia thotë se plagosja mund të ketë ardhur si pasojë e një përleshje mes tyre dhe hajdutëve, të cilët në panik e sipër janë larguar pa marrë gjë. Policia e Durrësit ka nisur marrjen në pyetje të banorëve të lagjes për të zbuluar nëse kishin apo jo ndonjë konflikt të moshuarit .