Bajram Ymeraj dhe Thëllëze Ymeraj është çifti i bashkëshortëve që u dhunuan mbrëmjen e së dielës në Durrës, brenda ambienteve të shtëpisë së tyre.

I moshuari ka treguar se  nuk e njeh autorin e ngjarjes. Fillimisht ai tha se në ambientet e shtëpisë së tyre janë fikur dritat dhe autori është futur në dhomën e ndjenjës, ku ka goditur bashkëshorten e tij me bishtin e shatës.

Në përpjekje për të ndihmuar të shoqen, dhe Bajram Ymeraj ka qenë pre e dhunës, ndërsa ka thyer dhe njërën këmbë.

“Ishim ulur në divan, na u fikën dritat në fillim, gruaja hapi derën kishte marrë një shatë i ra gruas, u ngrita po nuk e njiha pasi e tërhoqa më ra me shatë edhe mua, pse bën kështu i thashë? S’më foli hic. Thirra komshinë na vranë, ai hapi derën dhe iku. Se njoh autorin, skemi asnjë sherr, tani jemi kthyer nga Greqia. Asgjë skanë marrë në shtëpi, sa të më kish kërkuar do ia kisha dhënë veç të mos më ngacmonte”, tregon Ymeraj nga Spitali i Traumës.

Ka ende pikëpyetje për arsyen e ngjarjes, sa kohë që në banesë nuk mungon asgjë veç aparatit celular të çiftit të të moshuarve.