Një makinë tip “Porsche Cayene” është përfshirë nga flakët, pas minuta më parë në qytetin e Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur tek “Shkëmbi Kavajës”, makina ishte në ecje në momentin që është përfshirë nga flakët në pjesën e përparme.

Sapo ka konstatuar flakët e zjarrit, shoferi ka zbaritur menjëherë dhe fatmirësisht nuk është lënduar. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e zjarrit, por policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.