Moti me shi shoqëruar edhe me erë, që prej mbrëmjes të së dielës, ka bërë që të pezullohen lundrimet në Durrës. Deti i dallgëzuar deri në 6 ballë mban të pezulluar lundrimin e anijeve të tonazhit të mesëm e të ulët në portin e Durrësit.

Ndërsa vështirësi në lundrim sipas kapitenerisë kanë edhe anijet e peshkimit, duke rekomanduar pezullim të aktivitetit. Ndërkaq në kalatat e përpunimit të mallrave dhe atyre të ngarkim shkarkimit puna është ndërprerë pas mesnatës së kaluar.

Reshjet me intensitet dhe era e fortë e bën të pafavorshëm zhvillimin e punës në këto sektorë. Gjithashtu si pasojë e reshjeve të shiut dhe erës së fortë, vija bregdetare e plazheve të Durrësit, është mbushur nga leshterikët.