Në vijim të turit të dëgjesave publike, kryeministri Rama ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me qytetarët e Durrësit.

Është plotësisht e mundur që ne të bëjmë një koalicion real me njerëzit e zakonshëm”, u shpreh Rama, duke ftuar qytetaret që të jenë pjesë e këtij koalicioni.

Kryeministri Rama në fjalën e tij theksoi vlerën e teknologjisë së informacionit, ku nëpërmjet saj do të dëgjohet zëri i çdo qytetari , për çdo problem e për çdo sugjerim që ata kanë.

“Besoj se në kohën e sotme dhe falë teknologjisë së re të informacionit kemi mundësinë për të qenë të lidhur në kohë reale në platformat online. Është plotësisht e mundur që ne të bëjmë një koalicion real me njerëzit e zakonshëm. Kushdo që do dojë të regjistrohet si anëtar i këtij koalicioni, do ta ketë mundësinë. Nuk do të jetë një regjistrim formal, por real, dhe çdo anëtar i koalicionit, çdo qytetar apo qytetare do të jetë në një lidhje të drejtpërdrejtë me qeverinë njësoj siç janë deputetët, apo përfaqësuesit e lartë të pushteteve të ndryshme. Çdo qytetar do të ketë mundësi të thotë fjalën e vet, të informohet në kohë reale për vendimmarrjet, projektet, diskutimet e brendshëm te qeverisë për të dhënë opinionin e vet”, u shpreh kryeministri Rama.