Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur në një banesë në Durrës dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:15, në lagjen nr. 17/1 Durrës, në oborrin e banesës së shtetasit Q.H., 54 vjeç. Policia thotë se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Duke iu referuar burimeve nga policia, bëhet me dije se persona të paidentifikuar i kanë hedhur eksplozivin në oborrin e banesës 54-vjeçarit që jeton vetëm me gruan pasi fëmijët i kanë në emigrim.

Grupi hetimor po punon për identifikim e autorëve dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarj.