Një 62-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën mesditën e sotme në Durrës, pasi u mbyt në det.

Sipas policisë, ngjarja mësohet të ketë ndodhur rreth orës 13:31 në Sektorin “Apolonia”, ku shtetasi Rr.R, 62-vjeç, banues në Kosovë, i cili kishte ardhur për pushime në Durrës.

Ndërkohë që një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë

“Durrës, më 14.07.2017 Informacion paraprak.
Më datë 14.07.2017, rreth orës 13:31,në Sektor Apollonia,  duke u larë në det është mbytur  shtetasi Rr.R. 62 vjeç,  banues në Kosovë. Shtetasi I mësipërm kishte ardhur për pushime në Durrës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.”