Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për një 42-vjeçar, i cili në vitin 2006 ka marrë kredi në një bankë dhe ka firmosur në emër të personit që ka zgjedhur si garant, pa prezencën e tij. 

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar njoftoi se më datë 08.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin P.T, vjeç 42, banues në Durrës, pasi dyshohet se në vitin 2006, në Durrës, në një bankë ka marrë kredi një shumë lekësh.

Personi në fjalë ka regjistruar në këtë kredi, shtetasin Z.D vjeç 49, banues në Durrës, duke firmosur dokumentet e kredisë pa prezencën e tij Neni 186 i Kodit Penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook