Kristian Prenga ndodhet në Kanada ku po stërvitet fort për ndeshjen e rradhës në 25 nëntor ku pritet një fitore e madhe nga kampioni 26-vjeçar.

Mesa duket Prenga po përshtatet mjaft mirë me jetesë në kontinentin tjetër ku po bën të pamundurën si patriot që të ndihmoj sado pak të gjithë shqiptarët duke u përfshirë në projekte gjigande siç është dhe “Shtëpia e Shqiptarëve”. Ky i fundit, projekt i iniciuar nga Ambasada shqiptare në Kanada dhe qeveria e Ontarios me mbështetjen e fuqishme të biznesmenëve shqiptar atje.

Në një foto të publikuar në rrjetet sociale, Prenga është së bashku me ish-kapitenin e kombëtares, Lorik Cana. 

Ambasadorët më të mirë janë sportistët. Ata “djersën” e përkthejnë në sukses dedikuar vendit të tyre. Me të madhin Lorik Cana, në mbështetje të “Shtëpisë së Shqiptarëve” në Kanada. 🇦🇱👊⚽️🇨🇦,  shkruan kampioni.
Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook