Dy persona kanë mbërritur gjatë natës tek spitali i Sarandës me disa plagë të marra me thikë në rrethana ende të paqarta edhe prej policisë.

Kjo ngjarje mësohet të ketë ndodhur rreth orës 01:00 teksa zbulojmë se njëri prej të plagosurve identifikohet si Alban Baxheri, banues në lagjen nr.4, ndërsa identiteti i personit tjetër akoma nuk dihet. Baxheri ka qenë ai i cili ka pasur plagë më të rënda ku mësohet se është plagosur në kraharor pranë zemrës ndërsa personi i dytë në ije dhe fundshpinë.

Për shkak të hemorragjisë së tepërt Baxheri mësohet nga spitali i Sarandës se është nisur drejt Janinës në një spital më të specializuar. Teksa policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen e plotë dhe rrethanat që kanë sjellë dy plagosjet në mes të natës në nji nga qytetet më të mbipopulluar në këtë sezon turistik. Gjithashtu po punohet edhe për identifikimin e autorëve ose autorit që e ka shkaktuar këtë ngjarje.