Dy të rinj janë vënë në pranga nga policia e Tiranës, teksa po tentonin të iknin drejt Italisë.

Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se shtetasi B.M., 22-vjeç u ndalua pasi gjatë kontrollit iu zbulua dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një kartë shëndeti italiane e falsifikuar.

Gjithashtu është arrestuar dhe shtetasi A.V., 23-vjeç, ku dhe këtij iu gjet dhe sekuestrua një kartë shëndeti e falsikuar, por dhe një kartë identiteti italiane.

Njoftimi i Policisë
Arrestohet në flagrancë shtetasi B.M vjeç 22, banues në Tiranë, pasi dyshohet se gjatë kontrollit ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, një kartë identiteti e një kartë shëndeti italiane, të falsifikuara. Gjithashtu është arrestuar dhe shtetasi A.V vjeç 23 banues në Tiranë, pasi dyshohet se gjatë kontrollit ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, një kartë identiteti e një kartë shëndeti italiane, të falsifikuara.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook