Britney Salim in intensive care in hospital after the attack. See SWNS story SWLEcare; A Sheffield mum is in intensive care after she was savagely beaten in her own home. On Saturday, April 12, Britney Salim, 23, was seriously assaulted at her house on Fox Hill Crescent in Sheffield.

Një vajzë e cila u dhunua barbarisht nga ish-i dashuri i saj xheloz, kur rifitoi ndjenjat mendoi se kishte pësuar aksident. Britney Bashforth luftoi me vdekjen për 4 javë në koma në spital, pasi u sulmua barbarisht në shtëpinë e saj në Sheffield, nga Shaka Williams.

Përpara se ish-i dashuri i 23-vjeçares të dënohej, në gjykatë u zbulua se e reja mbante mend vetëm që ishte zgjuar me shumë dhimbje, duke pyetur se çfarë i kishte ndodhur. “Mendimi i saj i parë ishte që kishte bërë aksident me makinë, aq të rënda ishin plagët e saj”.

Si pasojë e dhunës barbare, 23-vjeçarja thuajse nuk njihej, ndërsa kishte gjakderdhje të brendshme, nofull të thyer, fraktura në fytyrë dhe një mëlçi të dëmtuar.

Nënë e një fëmije, në një deklaratë Britney tha: “Shaka Williams gati sa nuk më vrau, jam me fat që jam gjallë. Kam jetuar në këtë lidhje të dhunshme për 2 vjet dhe sulmi i fundit i Shakas ishte më i tmerrshmi”.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja “The Sun“, ngjarja në fjalë ndodhi në Prill. 23-vjeçarja kishte pasur njerëz të ftuar për darkë, përpara se të shkonte për të fjetur. Williams shkoi në shtëpinë e saj në 3 të natës. Ata nisën të debatonin fillimisht për një paketë cigaresh që ai kishte gjetur në shtëpi, më pas ai nisi ta godiste.

Britney u gjet pa ndjenja dhe e shpërfytyruar nga një i afërm. Gjykata e shpalli Williams fajtor dhe u dënua me 9 vjet e 10 muaj burg.