Me kulmin e sezonit veror, në akset që lidhin Tiranën me Durrësin çdo fundjavë vihet re një trafik mjaft i madh mjetesh.

Policia Rrugore e Durrësit bën me dije se një aks problematik është aksi rrugor Maminas-Gjiri i Lalzit, prandaj edhe jep disa këshilla për të gjithë drejtuesit.

“Nisur nga fluksi i madh i mjeteve që qarkullojnë në fundjavë në segmentin rrugor Maminaz – Gjiri i Lalëzit, Policia Rrugore Durrës me qëllim sigurimin e lëvizjes së lirë dhe pa probleme në këtë aks këshillon drejtuesit e mjeteve sa më poshtë:

• gjatë orarit të pasdites të qarkullojnë në intervale kohe të ndryshme dhe jo në mënyrë të menjëhershme;

• të mos kryejnë manovra të gabuara si: parakalime, mos -respektim të normave të shpejtësisë, mos – ruajtje të distancës së sigurisë së mjeteve në lëvizje etj.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor Durrës do të ndëshkojnë çdo drejtues mjeti që shkel normat e Kodit Rrugor”,- sqaron policia.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook