E ka cilësuar si “sulm të pastër politik” arrestimin e prindërve të tij ish-kryeministri italian Matteo Renzi.

Përmes një postimi në facebook Renzi njoftoi pasditen e djeshme se prindërit e tij janë njohur me masën e dënimit “arrest shtëpie” pasi dyshohen se janë përfshirë në afera korrupsioni duke marrë në mënyrë të paligjshme disa miliona euro në tre kompani të ndryshme, me faturim të rremë.

Aktualisht prindërit e Renzit vuajnë dënimin e arrestit shtëpiak, mirpo sipas tij nuk ekziston asnjë provë kundër tyre.

Bashkë me prindërit e Renzit u arrestua edhe Gian Franco Massone, nënkryetar i një prej kompanive, ndërkohë gjykatësi i ngarkuar për çështjen në fjalë deklaroi se dyshohet  se kompanitë  “nuk kryejnë asnjë veprimtari, por shërbejnë si mbulim për të kryer veprimtari të tjera”.